Kalonin mallra kontrabandë përmes Kakavijës me autobusin Klit Balkan, në pranga dy vetë

Operacioni Fitim pa doganë II vendos nën pranga dy shtetas të dyshuar për Kondrabandë me mallra të tjerë.
Tiranë, 5 gusht, NOA Kalonin mallra kontrabandë me autobus nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar, Kakavijë, por prangosen nga policia e Tiranës dy të dyshuar.
Arrestimi i dy të dyshuarve u bë në kuadër të operacionit policor të koduar Fitimi pa doganë II, i finalizuar me sukses nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Tiranës.
Dy personat e arrestuar në flagrancë për kontrabandë me mallra të tjerë, janë 39 vjeçari Ardian Haki Biba, shofer në linjën e autobuzave Tiranë Athinë, dhe 37 vjeçari Artan Vangjel Sota, me profesion tregtar i pajisjeve elektronike në Tiranë.
Nga specialistët e këtij seksioni të policisë u konkludua pas një hetimi 3 mujor në kompaninë Klit Balkan për linjën e autobuzave Tiranë Athinë dhe anasjelltas, se në brendësi të autobusit të kësaj linje ishin krijuar vende të posaçme për të fshehur mallrat kontrabandë me qëllim që ti kalonin përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, autobuzi i Kompanisë Klit Balkan si dhe 736 mijë etiketa të detergjentëve larës të markave të ndryshme; 280 kg, me pigmente, të cilat shërbenin për prodhimin e sallamerive, të rrezikshme për shëndetin, pigmente të cilat do tju shiteshin dyqaneve të ndryshme në Tiranë; 18 mijë palë syze dielli të markave të ndryshme firmë; 250 copë antena dhe dekor satelitor të kompletuara; 110 adaptor, pjesë të pajisjeve elektronike; disa televizorë plazma dhe disa kamera digjitale.
Burime nga drejtoria e policisë së Tiranës, thanë për agjencinë NOA se vlera e të gjithë mallrave të sekuestruara arrijnë në masën e 200 mijë eurove.
Pas një hetimi të gjerë të shtrirë ndaj tyre, u dokumentua tërësisht se shtetasit e lartëpërmendur, porosisnin dhe transportonin mallin nga Greqia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kakavijë deri në Tiranë, me qëllim shitjen e mallrave në kompani të ndryshme në Shqipëri.
Aktualisht, nga strukturat e policisë po punohet intesivisht për të identifikuar dhe kapur dhe persona të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Ardian Bibës dhe Artan Sotës, i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të kontrabandës me mallra të tjerë.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/28160-kalonin-mallra-kontrabande-permes-kakavijes-me-autobusin-klit-balkan-ne-pranga-dy-vete-","title":"Kalonin mallra kontrabandë përmes Kakavijës me autobusin Klit Balkan, në pranga dy vetë ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")