Kalonte 22 kg hashash ne makine per ne Itali pranga trafikantit

Artan Koci
Nuk ka mundur dot tua hedhe kontrolloreve ne piken doganore te portit te Vlores te cilet pasi kane zhbiruar automjetin tip Renault Scenic pas dyshimeve qe kishin kane mundur te zbulojne te fshehur sasine e droges qe drejtuesi i mjetit po tentonte te kalonte per ne Itali. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te se shtunes kur Spiro Kreku 36 vjec nga Tepelena eshte arrestuar ne kushtet e flagrances me nje sasi prej 22 kilograme lende narkotike e dyshuar si Cannabis sattiva e cila u gjend e fshehur ne makinen e tij gjate kohes qe ky i fundit bente proceduren e fundit rutine per te kaluar ne shtetin fqinj. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga burime te policise se Vlores sipas te cilave ne te vertete pas nje operacionit te koduar Renault Scenic policia ka bere te mundur ne port ndalimin dhe arrestimin e 36-vjecarit nga Tepelena bashke me 32 pako te mbeshtjella ma natrbinan ne te cilat u sekuestrua sasia e prej 22 kilograme kanabis. Burime nga policia pohuan nderkohe se operacioni u finalizua pas disa informacioneve te siguruara ne rruge operative nga agjentet e antidroges ndersa tashme po hetohet burimi i narkotikut nga eshte siguruar si dhe persona te tjere te perfshire ne te.
Policia e Vlores vendosi masen e arrestit ndaj nje 36-vjecari i cili u kap me 22 kg lende narkotike te cilat tentoi ti trafikonte drejt Italise. Nje gje e tille eshte konfirmuar dje nga Drejtoria e Policise se ketij qyteti sipas se ciles 36-vjecari Spiro Kreku nga Himara u bllokua pasditen e te shtunes ne portin e Vlores pasi gjate kontrollit ne automjetin e tij tip Renault Scenic me targa BS 262 ZK u gjeten 32 pako me lende narkotike te llojit Cannabis sattiva te mbeshtjella me natriban te bardhe. Kreku u shoqerua ne mjediset e komisariatit te policise ku disa ore me pas iu komunikua masa e arrestit nen akuzen e trafikimit te lendeve narkotike. Sipas te dhenave te policise behet e ditur gjithashtu se arrestimi i 36 vjecarit u realizua ne kuadrin e operacionit Renault rezultat i nje pune hetimore disajavore ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Vlore.
Nga te dhenat e policise mezohet gjithashtu se sasia e narkotikut te destinuar te trafikohej ne shtetin fqinj Itali mendohet te jete blere ne jugun e vendit pare vendlindjen e te arrestuarit. Nderkohe qe ne kete pike burime nga policia konfirmuan se 36-vjecari Spirko Kreku eshte duke u marre ne pyetje per te mesuar me shume per persona te tjere te perfshire ose te cilet i kane bere te mundur sigurimin e lendes narkotike dhe vendin.