Kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin, aksidentohet nga një makinë

Tiranë, 16 qershor, NOA – Një grua ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në dalje të kryeqytetit.
Forcat e Policisë së kryeqytetit thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se lidhur me ngjarjen, kanë arrestuar në flagrancë 36-vjçarin Dritan Shaba, lindur dhe banues në Tiranë.
Ai akuzohet se në vendin e quajtur rruga "Ura e Farkës"në Mullet, duke drejtuar automjetin tip "Furgon Ford"me targa të huaja, ka aksidentuar 40-vjçaren Valbona Burnocaka, banuese në Mullet pranë Tiranës.
E aksidentuara në momentin e përplasjes po kapërcente rrugën nga njëri krah në tjetrin dhe pas përplasjes me automjetin, u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore.
U kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
n.e/NOA