E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente, dy të plagosur gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë

Tiranë, 16 qershor NOA – Dy të plagosur rëndë është bilanci i dy aksidenteve që ndodhën dje në Tiranë.

Burime nga policia thanë se mbrëmë u krye arrestimin i 33-vjçarit Artur Pjetri, pasi duke drejtuar automjetin tip "Volzvagen”, me targa TR 6377 R, në rrugën "Xhorxh Bush”, pranë kryqëzimit me rrugën "Murat Toptani”, është përplasur me çiklomotorin "Piagio”, që drejtohej nga 47-vjçari Valer Kullagini, i cili për pasojë është aksidentuar rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kontrollin mjekësor në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Ndërkohë që një tjetër aksident është regjistruar dje nga policia.

Mësohet se 36-vjçari Dritan Shaba, ka qenë drejtuar automjetin e tij tip-Furgon Ford me targa të huaja në rrugën Ura e Farkës në Mullet, kur ka aksidentuar 40-vjçaren Valbona Burnocaka.

Sipas policisë e aksidentuara në momentin e përplasjes po kapërcente rrugën nga njëri krah në tjetrin.

Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rënduar shëndetesore. Ndaj 36-vjçarit u mor masa e arrestit, për veprën penalë të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›