E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaltrina, flet për martesën me Dritonin

Kaltrina Selimi, e cila së fundmi  ka publikuar videoklipin e këngës “Nuk ta fal”, ka treguar se kënga me tematikë dashurie, ka një vit që ka filluar të realizohet.

“Kjo këngë ka një vit që ka qenë demo , kemi pasur melodinë, por kishim shumë dyshime rreth tekstit.  Kemi provuar me disa autorë dhe pasi që Ilir Berani është liruar, e kam pritur që të më shkruaj një tekst. Pritja ia ka vlejtur, pasi është prej teksteve dhe këngëve që e dua më së shumti”, ka thenë këngëtarja për mediat në Kosovë, duke shtuar: “Përveç  këngës që ka qenë që në fillim e mirë, mendoj që teksti e ka kompletuar dhe kam marrë fjalë shumë të mira dhe jam duke e ndjerë.”

''Nuk ta fal'', ishte publikuar fillimisht pa videoklip dhe tekstin e saj shumëkush e kishte lidhur me jetën private te Kaltrines.

Por ajo ka përgënjeshtruar sërish spekulimet që është ndarë nga bashkëshorti, Dritoni, duke thënë se të gjitha thashethemet për jetën e saj private janë vetëm shpifje.
“Teksti absolutisht nuk ka lidhje me jetën time. Eshtë përfolur se mos jam ndarë me Dritonin, por asnjë tekst deri më tani nuk e kam të lidhur me jetën time private."

Këngëtarja ka treguar se nuk është shqetësuar nga fjalët, pasi është e vetëdijshme se thashethemet nuk mund të ndalen.

Kaltrina ka folur edhe për bashkëshortin e saj,  i cili këto ditë po qëndron në Kosovë.
“Për një kohë të shkurter, Dritoni do të qëndroj këtu dhe po mundohem që të qëndroj bashkë me të. Edhe intervistat po mundohem t’i pakësoj”, ka thënë  ajo. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›