"Turp, huazimi nga muzika rome"

Këngëtari nga Struga, Agim Poshka thotë se muzikantët shqiptarë duhet të ndjehen të turpëruar që huazojnë elemente nga muzika rome, duke pasur një folklor aq të pasur shqiptar.
“Një popull me gjithë këtë folk të pasur, me gjithë ato variacione motivesh, që ndryshojnë nga jugu deri në veri, nuk ka nevoje fare për huazime. Pashko Vasa ka thënë ‘muzika shqiptare kaloi 3000 vite në robëri të ndryshme, por përsëri ruajti identitetin e saj’. Sot një pjesë e këtyre pseudo-muzikantëve e kanë më në zemër muzikën rome, se muzikën shqipe”, ka thene Poshka.
“Për mua muzika rome është mjaft e bukur por njoh muzikën time shqipe në identitet. Muzikanti shqiptar nuk ka si bëhet modern dhe interesant me muzikën e një populli tjetër”, transmeton BW te kete thene këngëtari, duke shtuar:
“Muzika rome për hir të së vërtetës ka një muzikë dhe muzikantë të jashtëzakonshëm, por identiteti muzikor shqiptar duhet të pretendoje vlerat perëndimore siç bëjnë të gjitha fushat e tjera artistike si teatri, piktura, baleti dhe jo të pretendojë orientin”. /Indeksonline/