Kam frikë se Angelina do të vdesë së shpejti
Një mikeshë e familjes së Angelina Jolie ka folur hapur mbi kancerin që ka prekur femrat e kësaj familjeje dhe ka thënë se vetë aktorja e famshme mund të vdesë shumë shpejt.
Marie Miles ka frikë se mastektomia e dyfishtë së cilës iu nënshtrua Angelina nuk do ta shpëtojë nga fati i nënës, gjyshes, stërgjyshes dhe hallës së saj nëse nuk heq shpejt edhe vezoret.
Në një intervistë ekskluzive për The Sun, Marie tha: Uroj që të heqë sa më shpejt edhe vezoret e mos të presë deri në moshën 40-vjeçare siç kam dëgjuar. Shpresoj që të mos e pësojë si femrat e familjes së saj që kanë vdekur në moshë të re pa gëzuar nipër e mbesa.
Gjithashtu Marie ka frikë se vajzat biologjike të Angelina mund të kenë të njëjtin gen difektoz si e ëma: Geni BRCA1 është gjenetik dhe vajzat e vogla ka shumë mundësi ta kenë trashëguar. P.K