10 proceset zgjedhore që ndryshuan historinë e Amerikës
Revista TIME
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot një ndër superfuqitë më të mëdha të botës. Këtë e kanë arritur përmes shekujsh investim dhe luftë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe zhvillimin. Në fillimet e tyre, Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-a dhe shpallën pavarësinë më 1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht ia njohu pavarësinë nga Britania e Madhe. E ratifikuar më 1788, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligj suprem amerikan në organizimin e qeverisë; Gjykata supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim social prej shekullit të 19-të; këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua më 1865 nga Amendamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës Amerikane; Amendamenti i Katërmbëdhjetë dhe Pesëmbëdhjetë që e pasuan atë garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të drejtë vote për personat e të gjitha racave. Në vitet e më vonshme, të drejtat civile u zgjeruan për gratë dhe amerikanët me ngjyrë, pas lobimit të aktivistëve socialë. Amendamenti i Nëntëmbëdhjetë i Kushtetutës Amerikane ndaloi diskriminimin gjinor në të drejtën e votës; më vonë, Akti i të Drejtave të Njeriut i 1964 dënonte si krim ndarjen ose veçimin e personave sipas racave në vende publike. Megjithatë të gjitha këto zhvillime por edhe të tjera, që e bën SHBA-në, kombin dhe shtetin që është sot, janë ndikuar nga vendime të rëndësishme të marrë prej njerëzish që bënë historinë. Më poshtë do të radhisim proceset zgjedhore më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku u zgjodhën ata që me qeverisjen e tyre do të hynin në histori dhe do ta bënin SHBA-në, kombin lider në botë.
1. Modelimi i një presidence
Viti 1792
Ende ishte e paqartë se pas revolucionit amerikan dhe Articles of Confederation, Ligjet e Konfederatës, presidenca amerikane do të funksiononte, thotë David Greenberg, historian në Universitetin Rutgers të New Jersey-t. George Washington ja doli mbanë në zgjedhjet e vitit 1792, shton Greenberg. George Washington (1732-1799) ka qenë një lider ushtarak dhe politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet 1775-1799. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1792, ai u rizgjodh për herën e dytë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt John Adams (1735-1826) që u zgjodh zëvendëspresident. Washington shquhet për rolin e tij të rëndësishëm për pavarësinë e shtetit amerikan nga mbretëria britanike. Ai hodhi bazat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurët e themeleve të punës në Shtëpinë e Bardhë. Kështu vendi ka nevojë për një personalitet që të mbajë bashkë Jugun dhe Veriun e Amerikës, kështu i fliste Thomas Jefferson Washingtonit. George Washington është një nga personalitetet më të rëndësishme në historinë e shtetit amerikan.
2. Ndryshim pushteti
Viti 1800
Zgjedhjet presidenciale të vitit 1800 janë më të rëndësishëm në historinë amerikane ku kandiduan dy forca kryesore politike federalistët dhe republikanët. Në atë kohë, Kongresi Amerikan ishte i kontrolluar nga Federalistët që ishin ende në pushtet. Në këto zgjedhje, Thomas Jefferson, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë kandidoj kundër John Adams, mbështetësi i zjarrtë i pavarësisë. Jefferson u zgjodh Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë inaugurimit të tij si President, Jefferson vendosi një standard të unitetit pas zgjedhor dhe u shpreh se ne të gjithë jemi republikanë, të gjithë jemi federalistë. Kjo deklaratë e famshme e tij ka lënë gjurmë mbresëlënëse në historinë politike amerikane. Thomas Jefferson lindi më 13 prill 1743 (sipas kalendarit Julian) në Shadwell, Virginia; vdiq më 4 korrik 1826 në Monticello, Virginia. Ishte Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
3. Lindja e populizmit
Viti 1828
Në zgjedhjet e vitit 1824, Andrew Jackson, fitoi bindshëm përballë Presidentit John Adams. Jackson theu mbërthimin që kishin pasur mbi republikën liderët e Massachusettsit dhe Virginias. Andrew Jackson ishte i shtati President në historinë presidenciale amerikane dhe është themeluesi i Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo fushatë elektorale ishte negative shumë kohë para se reklamat sulmuese të bëheshin të modës. Jackson ishte pari President që u paraqit si njeri i popullit, thotë David Greenberg. Histori e vjetër e zgjeroi kufirin dhe pushtetin e presidencës dhe u dha vende pune mbështetësve të tij. Që atëherë, përkrahja në Shtëpinë e Bardhë ka qenë në modë. Andrew Jackson lindi më 15 mars 1767 në Waxhaw, South Carolina; vdiq më 8 qershor 1845 afër Nashville, Tennessee. Ishte prej 1829 deri 1837 i President i Shteteve të Bashkua të Amerikës.
4. Furi, më pas liri
Viti 1860
Zgjedhjet në vitin 1860 ndryshuan Amerikën më shumë se çdo zgjedhje të tjera në historinë politike të vendit. Partia Republikane kundër skllavërisë, emëroi Abraham Lincolnin, i cili përfitoi nga një opozitë e ndarë. Demokratët që ishin pro-skllavërisë emëruan zëvendëspresidentin në detyrë John C. Breckinridge nga Kentucky, ndërkohë që demokratët veriorë kandiduan me Senatorin e Illinoisit, Stephen Douglas. Lincoln fitoi me vetëm 40.5 për qind të votave popullore dhe nuk fitoi në asnjë shtet jugor. Në shkurt të vitit 1861, Shtetet e Konfederatës së Amerikës kishin hartuar një Kushtetutë. Lincoln ka qenë Presidenti i gjashtëmbëdhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është i pari President republikan në historinë e vendit. Emri i tij i bashkëngjitet Luftës për heqjen dhe shtypjen e skllavërisë. Gjatë Luftës Civile amerikane (1861-1865), shqetësimi i tij kryesor ishte ruajtja e Unionit. Në vitin 1863, ai njoftoi lirimin e skllevërve me Shpalljen e Emancipimit. Ai u rizgjodh në krye të Shteteve të Bashkuara në vitin 1864, duke pasur si vizion një fitore të pjesë veriore, por u vra në fund të luftës.
5. Parti biznesi
Viti 1896
Dallimet në filozofinë ekonomike përcaktuan fushatën e vitit 1896. Guvernatori i Ohajos, William McKinley, ndërtoi një koalicion padronësh biznesi lindorë për të nxitur për vendosjen e standardit të floririt. William Jennings Bryan, një populist i zjarrtë kërkoi një ofertë më të lirshme të parasë që do të kish ngritur çmimet për fermerët që mezi ia dilnin në një ekonomi të depresuar. Ju nuk do të kryqëzoni njerëzimin në një kryq të florinjtë, deklaroi atëherë Bryan. Historiani presidencial Richard Norton Smith thotë se fitorja e McKinleyt konfirmoi natyrën konservatore të republikës amerikane. William McKinley ka qenë Presidenti i 25-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. William McKinley lindi më 29 janar 1843 në Niles, Ohio; vdiq më 14 shtator 1901 në Buffalo, New York. Ai ishte një republikan dhe prej 4 mars 1897 deri 14 shtator 1901 President. Ai ka qenë i njohur edhe për fitoren gjatë luftës midis Spanjës dhe Amerikës që zgjati 90 ditë.
6. Vendim i prerë
Viti 1912
Intelektuali dhe ish-Presidenti i Universitetit Princeton, Thomas Woodrow Wilson (1856-1924) përfitoi nga një përçarje në Partinë Republikane. Ish-Presidenti Roosevelt garoi si progresist duke i marrë vota Presidentit republikan në detyrë William Taft. Demokrati Wilson fitoi me vetëm 42% të votës popullore. Ndonëse më pak i vlerësuar se Teddy Roosevelt, Wilson pati një qasje të Shkopit të Madh në pushtet.