Kam kënaqësinë që të bëj të njohur se kjo ishte një ditë shumë e rëndësishme edhe për Shqipërinë dhe Qeverinë e saj. Mbështetur në këto takime të nivelit shumë të lartë, me Pres
Kam kënaqësinë që të bëj të njohur se kjo ishte një ditë shumë e rëndësishme edhe për Shqipërinë dhe Qeverinë e saj. Mbështetur në këto takime të nivelit shumë të lartë, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, me anëtarë të rëndësishëm të Qeverisë amerikane, në ditën e anëtarësimit të shtatë vendeve të Grupit Villnius në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe të vlerësimit të progresit të tre vendeve të Kartës së Adriatikut, që janë tashmë në paradhomën e hyrjes për në NATO.
Unë besoj se kjo na dha mundësi të kuptojmë se çfarë progresi dhe angazhimesh të reja do të zhvillojmë sëbashku, duke bërë të mundur që Samiti i ardhshëm i NATO-s të krijojë këtë ngjarje të madhe dhe të gëzueshme edhe për Ballkanin Perëndimor.