Kamavinga rinovon deri në 2029-ën

Eduardo Kamavinga është futbollisti i radhës që ka rinovuar kontratën me skuadrën e Realit të Madridit. Ekipi spanjoll ka bërë të ditur të martën se ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez për ta rinovuar kontratën. Mesfushori francez do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në vitin 2029. Marrëveshja ka ardhur që në muajin e kaluar, por sot klubi dhe lojtari vendosën të bënin gjithçka zyrtare. Camavinga cilësohet si një shtyllë për mesfushën e “Los Blankos” dhe në këtë mënyrë që të mos e humbë, klubi spanjoll ka vendosur klauzolën e largimit me shifrën e frikshme, plot 1 miliard euro.
Me rinovimin e kontratës, Camavinga do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2029. Këtë edicion, 20-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje dhe ka dhënë pasimin për një gol në të gjitha garat për Realin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2021 nga Rena e Francës. Kamavinga bëhet futbollisti i tretë që e zgjat bashkëpunimin me Realin brenda një periudhe të shkurtër. Para tij, kontratën me klubin madrilen e rinovuan edhe brazilianët Vinisius Zhunjor e Rodrigo.
Futbollisti francez kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2021 në moshën 18-vjeçare, ndërsa deri tani ka fituar 6 trofe në dy sezonet e tij të para, një herë Ligën e Kampionëve, një herë Botërorin e Klubeve, një herë Superkupën e Evropës, një herë La Ligën spanjolle, një herë Kupën e Mbretit dhe një herë Superkupën e Spanjës. Edhe pse 20-vjeçar, Kamavinga ka zhvilluar tashmë 114 ndeshje me gjiganden spanjolle. Ai ishte në listën për çmimin “Lojtarit të ri më të Mirë të Ri” për vitet 2021 e 2022 dhe 2023.