E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamboxhia dite zije per 345 viktimat

Kamboxhia e ka shpallur te marten dite zije kombetare pasi 345 persona mbeten te vrare ne nje trazire masive ne kryeqytetin Phnom Penh.

Qindra persona te tjere u plagosen kur njerezit u perplasen mes tyre ne nje ishull te vogel ne diten e fundit te Festivalit te Ujit.

Rremuja ndodhi ne nje ure e cila sipas deshmitareve nga vendi i ngjarjes u mbipopullua nga turmat e njerezve.

Kryeministri kamboxhian Hun Sen ka urdheruar nje hetim te detajuar mbi ngjarjen te cilen e ka konsideruar si tragjedine me te rende qe prej masakrave te Khmereve te Kuq ne vitet 1970.

Kreu i qeverise ka urdheruar gjithashtu te gjitha ministrite qe te mbajne flamurin e vendit ne gjysmeshtize.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›