E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suu Kyi takon te birin pas 10 vjetesh

Djali me i vogel i lideres pro-demokratike te Birmanise Aung San Suu Kyi eshte takuar me te emen per here te pare pas nje dekade.

Suu Kyi pershendeti Kim Aris ne aeroportin e Rangunit. Ai kishte qendruar ne Tajlande para se e ema te lirohej me 13 nentor dhe priti qe te merrte vizen.

Aung San Suu Kyi eshte mbajtur ne gjendje burgimi ne pjesen me te madhe te 21 viteve te fundit nga regjimi ushtarak.

65-vjecarja u shfaq e qeshur ne aeroportin e Rangunit dhe u tha gazetareve se ishte shume e gezuar.

Liderja opozitare e kishte pare per here te fundit Aris ne dhjetor te vitit 2000 dhe qe prej atehere atij i eshte mohuar leja per te hyre ne Brimani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›