E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamenica qendra mesjetare me e ruajtur ne Mesdhe

Kamencia nga ajri, fshati mesjetar në skajin më jugor të Shqipërisë. Besojeni ose jo, arkeologët që më në fund i janë rikthyer mesjetës arbërore thonë se është qendra më e ruajtur në pellgun e Mesdheut. 
Deri më sot, energjitë e ekspeditave dhe studimeve arkeologjia jonë i ka derdhur në lashtësinë dhe kohët antike. Edhe investimet po aty. Kamencia, thonë, është gjysmë e gatshme për t’i shërbyer politikave aktuale për turizmin. Por së pari duhet njohur. 
Sondazhet në terren të Institutit të Arkologjisë që u kryen gjatë gushtit shtrojnë pretendime për Kamenicën.
Banesa të mëdha, për 606 familje, denduri kishash, gjithsej 12, me jetë aktive prej shekullit të 13 deri në të shtatëmbëdhjetin, flasin për një territor të zhvilluar krah për krah me vende të Evropës, në periudhën pararilindase.
Pak studime për Kamenicën në vitet shtatëdhjetë nuk japin asnjë të dhënë se cila ishin shkaqet politike apo epidetë që të shpjegojnë pse popullsia e fshatit u largua në fillim të shek. 17, sepse sidoqoftë, e shkuara e mesjetare e tij do t’i jepte një jetë të dytë në të ardhmen. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›