Ndeshja Slloveni-Shqiperi

Një skuadër agresive...
Trajneri i Sllovenisë, Sreçko Katanec e cilëson në këtë mënyrë skuadrën shqiptare. Sllovenia do të presë në Lubjanë kuqezinjtë e De Biazit, në sfidën që do të përcaktojë të ardhmen e vendasve në eliminatoret e Botërorit 2014.
“Shqipëria është një skuadër shumë agresive dhe duhet të jemi të kujdeshshëm në fillimin e ndeshjes, sidomos në 20 minutat e para. Kemi përballë një kundërshtar që është forcuar shumë kohët e fundit. Ne do të kërkojmë fitoren, por e dimë që do të vuajmë për ta arritur atë”, thotë Katanec.
Sllovenia vjen në këtë sfidë pas humbjes 2-0 kundër Finlandës në miqësoren e fundit.
“Nuk është e njëjta gjë. Sigurisht, duhet të bëjmë një tjetër ndeshje nga ajo e Finlandës. E gjithë skuadra e di këtë gjë, pasi luajmë një sfidë të rëndësishme në këto eliminatore”, u shpreh ai.
Sllovenia është në vendin e parafundit në grupin E, pasi ka marrë vetëm 6 pikë në ndeshjet e luajtura deri tani. Gjithsesi një fitore me Shqipërinë do ta kthehte skuadrën e Katanec në garë për vendin e dytë.
Cana largon euforinë në prag të ndeshjes
Një Lorik Cana më këmbë në tokë. Kapiteni i kombëtares e di se euforia është e rrezikshme, sidomos përpara një sfidë të rëndësishme si ajo kundër Sllovenisë.
Mundohet të mbajë skuadrën larg optimizmit të shfrenuar, por nuk ka frikë të premtojë se kuqezinjë do të japin gjithçka në ndeshjes e së premtes në Lubjanë. Në të njëjtën linjë me Canën shkon edhe Ansi Agolli. Një rezultat pozitiv në Slloveni do të mbante gjallë ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin 2014. Por për Canën, finalet e Brazilit janë ende larg. Përveç dëmtimit të Mavraj dhe pezullimit të Dallkut për ndeshjen kundër Sllovenisë, trajneri Xhani De Biazi rrezikon të mos ketë në dispozicion edhe katër lojtarë të tjerë. Agon Mehmeti, Shkëlzen Gashi, Vullnet Basha dhe Amir Abrashi mund të mos luajnë, pasi ende presin lejen e FIFA-s.