Kameron justifikon veton e vënë në Bruksel

Kameron theksoi para deputetëve britanikë se kishte negociuar “me sinqeritet” dhe se kërkesat e tij ishin “modeste, të arsyeshme dhe të përshtatshme”.
Kryeministri tha se u detyrua të vendoste veton pasi nuk siguroi mbrojtje të mjaftueshme për “rregullin financiar”.
Në krahun e kryeministrit britanik në Dhomën e Komunëve, kësaj radhe nuk u shfaq as zëvendësi i tij, pro-evropiani Nik Cleg.
Lideri laburist Ed Miliband pyeti se pse Kleg nuk ishte në dhomën e Komunëve, duke thënë se Kryeministri “nuk ka bindur as zëvendësin e tij” lidhur me veton në Bruksel./Start/F. Prroni/
2011-12-12 18:02