Brazil, ish-presidenti përballet me sfidën e fundit kundër tumorit

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva është shtruar në spital gjatë ditës së sotme ku do t`i nënshtrohet seancës së tretë dhe të fundit të kimioterapisë, pas diagnostikimit me një tumor në fyt.
Gjatë hyrjes në spital 66-vjeçari u shpreh optimist për mënyrën se si po avanconte trajtimi, i cili do të vazhdojë me radioterapi në fillimin e vitit të ardhshëm.
Më herët, mjekët i kanë cilësuar si “të mëdha” shanset e Luiz Inacio Lula da Silva për një rikuperim të plotë.
Da Silva shërbeu si president i Brazilit në dy mandatet e fundit, kohë e cila përkoi me një progres ekonomik dhe një luftë të fortë ndaj bandave të krimit të organizuar në periferitë e qyteteve të mëdha, të quajtura ndryshe “favelas”.
Lula, i cili do të qëndrojë në spital për tre ditë, u diagnostikua me kancer në muajin tetor. Ai