E Martë, 3 Nëntor 2026

Kamerun, pezullohen 62 futbollistë pasi gënjyen për moshën dhe

Federata Kamerunase e Futbollit ka bërë publike sot listëm me 62 futbollistë, të cilët janë përjashtuar nga ç’do kompeticion i organizuar prej saj.

Pjesa më e madhe e lojtarëve mësohet të jenë grumbulluar nga Samuel Eto në ekipet zinxhirë të Kamerunit. Kjo masë drastike është marrë pasi futbollistët në fjalë kanë gënjyer për moshën dhe identitetin.

Mes të pezulluarve është edhe futbollisti i Viktoria Junajtid, Natan Duala. Ky i fundit është grumbulluar nga Kameruni dhe ishte pjesë e ekipit, i cili luajti në Kupën e Kombeve. Duala, mosha e të cilit thuhet se nuk është ajo e deklaruar (17 vjeç) nga vetë lojtari, mund të jetë një problem i madh për Kamerunin.  

Mësohet se FIFA mund të dënojë Kamerunin duke e pezulluar nga aktivitet ndërkombëtare për dy vite për faktin se ka grumbulluar një lojtar, i cili nuk ka deklaruar moshën e saktë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›