Kamerun pritje per yjet e tenisit

Kryeminsti britanik David Cameron ka konfirmuar veten si nje tifoz i madh i tenisit duke organizuar nje pritje te vecante per tete finalistet e turneut World Tour i cili per te dytin vit radhazi do te zhvillohet ne Londer. Numri nje i botes ne tenisin per meshkuj Rafael Nadal numri dy i renditjes se pergjithshme Roger Federer si dhe ylli vendas i ketij sporti Andy Murray kane qene pjese e delegacionit qe jane pritur nga Cameron ne Downing Street.
Londra do te prese kete turne ku do te marrin pjese emrat me te medhenj te tenisit boteror. Po ashtu kryeqyteti anglez ka fituar te drejten e organizimit te Lojrave Olimpike te vitit 2012 nderkohe qe kryeministri Cameron eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te kandidatures angleze e cila konkurron per te organizuar edhe kampionatin boter te futbollit ne vitin 2018. Lobimi i tij i fuqishem ne lidhje me kete ceshtje ka bere qe vendet e tjera kandidate per te organizuar kompeticionin me te rendesishem te futbollit boteror te akuzojne Cameron se po ndikon ne vendimin qe FIFA do te marre ne mbledhjen e saj te 2 dhjetorit.
Nertan Prifti