E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogat paguan Roma rrezikon Bolonja e Askoli

Nderkohe qe afati ka skaduar dje Komisioni Disiplinor i Liges Italiane te Futbollit ka paraqitur raportin e saj lidhur me klubet qe kane pasur probleme ne lidhje me shlyerjen e detyrimeve financiare kundrejt lojtareve te tyre. Deri pak dite me pare perflitej se Roma ishte nje nga klubet e medha qe kishin rrezikuar nje penalizim ne renditje plus gjobat e tjera qe mund te vinin. Emri i klubit verdhekuq nuk bente pjese ne listen e Komisionit Disiplinor ndaj nje fakt i tille ben te kuptoje se tashme drejtuesit kryeqytetas kane shlyer 27 milione eurot qe u detyroheshin futbollisteve te tyre per mospagesen e muajve korrik gusht shtator. Por nuk do te kene te njejtin fat klubet e Bolonjes dhe ai i Askolit ne Serine B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›