Kamëz/ Gjenden lëndë plasëse në derën e një lokali, Policia vijon hetimet

Një lëndë plasëse e pashpërthyer është gjetur pranë derës së një lokali në pronësi të 38-vjeçarit Klevis Hyka. Ngjarja është regjistruar rreth 06:30, në rrugën “Berisha”.
Shërbimet e specializuara xheniere hoqën lëndën plasëse, teksa policia vijon hetimet për ngjarjen e plotë të rrethanave.