E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, Incident në KZAZ nënkryetari debaton me punonjësin e policisë

Shënohet incidenti i parë në Komisionet Zonale Adminsitrative Zgjedhore. Policia është vënë në kërkim të një personi i cili i veshur me uniformë blu ka debatuar, duke fyer, nënkryetarin e KZAZ-së nr 56 të Bashkisë së Kamzës.TIRANE- Policia e Tiranës informoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp incidentin e ndodhur sot paradite në KZAZ-në nr 56 në Bashkinë Kamëz. Sipas policisë nënkryetari i KZAZ-së, Altin Xhixha ka debatuar me një person i veshur me uniformë blu.
Pas deponimit në polici rreth orës 10. 30 minuta një person i veshur me uniformë kishte zbritur nga një furgon i linjës taksi dhe kishte debatuar me nënkryetarin Xhixha. Në ato momente 35 vjecari po hynte në ambientet e e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Rugova” në Kamëz ku është vendosur KZAZ-ja nr 56 e kësaj zone.

Në këtë situatë, nënkretaru u KZAZ-së së bashkisë së Kamzës i ka kërkuar ndihmë patrullës së policisë për të larguar personin qe zbriti nga furgoni dhe që mbante uniformë pa shenja dalluese. Policia thotë se personi dyshohet të jetë efektiv i Drejtorisë së Burgjeve.

“Në këto momente, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë, duke larguar këtë shtetas, i cili në pamje të parë dukej në gjëndje të dehur, dhe pa mundur të identifikojnë atë në mungesë të shenjave dalluese.”

Pasi është larguar personi, nënkryetari i KZAZ-së Nr.56 Kamëz, Altin Riza Xhixha, ka kërkuar për të deponuar kallëzim penal pranë shërbimeve të policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë, për veprën penale të “Fyerjes për shkak të detyrës”, parashikuar 239 i Kodit Penal.

Në njoftimin për shtyp thuhet se policia po punon për të bërë identifikimin e autorit i cili dyshohet se “mbante uniformën e Drejtorisë së Burgjeve”.

Më tej policia thekson se “shtetasi i cili ka debatuar me nënkryetarin e KZAZ, nuk është efektiv i shërbimeve të policisë”. Materialet proceduriale do t`i kaluan për vlerësim dhe ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›