E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voton Topalli: Apel qytetarëve për të votuar

Kryeparlamentarja Topalli ka zgjedhur qytetin e Shkodrës për të votuar. Ajo ka hedhur votën rreth orës 9:00, në qendren 303 në Shkodër nga ku u ka bërë thirrje qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit ndërsa hodhi poshtë informacionet e mungesës së bojës. 

SHKODËR- Ka hedhur votën në qendrën 306 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Shkodër kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli. Pasi hodhi votën e saj, Topalli u bëri thirrje qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit , ndërkohë që theksoi rëndësinë e një procesi normal dhe pa incidente.
Ndërkaq Topalli hodhi poshtë informacionet e mungesës së bojës në disa qendra votimi, cka mund të hedhë dyshime për manipulim të zgjedhjeve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›