E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kamëz/ Përplasi aksidentalisht nipin me makinë, ndërron jetë 2-vjeçari

Tragjike në Kamëz. Në orët e para të mëngjesit një shtetas aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, ndërsa ishte duke kryer manovrën mbrapa me automjet.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së tij. Si shkak i dëmtimeve 2-vjeçari ka ndërruar jetë.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›