Kamëz, gjendet i pajetë 35-vjeçari, dyshohet për vrasje
Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në periferi të Kamzës. Policia ka nisur hetimet dhe ndonëse fillimisht u duk si rast vetëvrasjeje, policia nuk përjashton pistën e vrasjes.
Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, në rrugën “Albania”, në zonën e njohur si “argjinatura” në Kamëz, ku 35-vjeçari Armando Jaupi është gjetur i vrarë me pistoletë. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Paraprakisht mësohet se 35-vjeçari është grindur paraditen e sotme me disa persona të tjerë, duke hedhur dyshime të forta për vrasje e tij.
Policia vijon kërkimet për identifikimin e personave të cilët kanë shoqëruar Jaupin gjatë paradites, ndërkohë që trupi i pajetë i 35-vjeçarit i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, nga e cila pritet të përcaktohet rrethanat e vdekjes së tij.
3 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Kamëz, gjendet i pajetë 35-vjeçari, dyshohet për vrasje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip