Vetëvrasja në Kamëz, policia jep detajet rreth ngjarjes

35 vjeçari Armando Jaupi është vetëvrarë. Ky është versioni zyrtar i policisë së Tiranës lidhur me ngjarjen e pasdites së sotme në periferi të Kamzës. Sipas uniformave blu, pas hetimeve të kryera rezultoi se Armando Jaupi, 35 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip pistoletë. Po sipas policisë mësohet se viktima para vetëvrasjes u ka dërguar mesazhe familjarëve.
Armando Jaupi u gjet i vdekur ditën e sotme në periferi të Kamzës. Në regjistrat e policisë së kryeqytetit 35-vjeçari figuron si një person me precedent penal. Ndërkaq vazhdojnë hetimet lidhur me shkaqet që e kanë cuar Jaupin në ndermarrjen e aktit fatal, por pista e parë në të cilën po hetohet është ajo e vetëvrasjes në kushtet e depresionit.