Kamëz, i grabitën varësen 57-vjeçares, 3 persona në pranga
TIRANE – Efektivët e komisariatit numër 5 në Tiranë ka vënë në pranga 3 persona, të dyshuar si autorët e grabitjes së një 57-vjeçareje, pak ditë më parë në Bathore.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 21-vjeçari Nebi Selimaj dyshohet se është autori kryesor i grabitjes, i cili i ka tërhequr gruas varësen e floririt nga qafa. Ndërkohë emrat e dy personave të tjerë të shoqëruar nuk bëhen ende të ditur.
57-vjeçarja Mira Dedoshi deklaroi në polici se grabitësit kanë zbritur nga një makinë dhe pasi i kanë marrë varësen janë larguar menjëherë. Gruaja kishte arritur të shikonte edhe targën e makinës, duke ndihmuar policinë në identifikimin e autorëve.
(er.nu/BalkanWeb)