E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, flirtonte me meshkujt dhei vidhte, denoncohet shqiptarja

TREVIZO - Flirtonte me meshkujt dhe pasi i fuste në kurth, i vidhte. Kjo ishte mënyra që një shqiptare 43-vjeçare përdorte prej disa kohësh. Policia e Trevizos ka zbardhur edhe skemën se si vepronte ajo. Identifikonte viktimën, i afrohej, bënte muhabet dhe më pas menjëherë këmbenin numrat e telefonit.

Pastaj duke shfrytëzuar origjinën e saj ulej e pinte me fatkeqin e rradhës dhe më pas i vidhte çfarë mundte.

Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare shqiptare, një ish-prostitutë, shkruan Trevizooggi.

Ajo është denoncuar në polici, nga një prej viktimave të saj, një burrë nga zona e Conegliano. Ky i fundit i është drejtuar policisë ku ka treguar se, gruaja i kishte vjedhur një xherdan me vlerë prej 1.500 eurosh.

Policia ka bërë të ditur se, gruaja edhe kur ishte prostitutë ishte denoncuar disa herë për vjedhjen e klientëve të cilëve u merrte portofolat.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›