Kamëz, nis ndërtimi i një Qendre Kulturore shumëfunksionale sipas standardeve evropiane

Kamzë, 25 Gusht NOA - Në qytetin e Kamzës ka filluar ndërtimi i një qendre kulturore shumë-funksionale, e cila do të jetë një portë që do tu shërbejë qytetarëve të kësaj zone të jenë më afër kulturës dhe artit.
Specialistët e urbanistikës pranë Bashkisë së Kamzës thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA, se Qendra kulturore është një projekt i ri dhe një investim i rëndësishëm që po realizon Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Kamzës.
Projekti është bërë me financimet e Bashkisë Kamëz, e cila do të financojë 30 për qind të vlerës së investimit për ndërtimin e Qendrës Kulturore.
Ndërtim në total ka një vlerë 185 milionë lekë. Objekti ka filluar që të ndërtohet tek lulishtja e Qendër Kamzës, e cila ruan vijën e ndërtimit të përcaktuar nga studimi urbanistik i qendrës së qytetit.
Ekspertët bëjnë të ditur se, kapacitetet e kësaj qendre janë të mëdha dhe ajo do të ndërtohet sipas parametrave dhe standardeve të Komunitetit Evropian.
Qendra social-kulturore është parashikuar me tre kate mbi tokë dhe një nën tokë. Ajo do tu shërbej disa fushave të artit, do të disponojë një sallë shumë-funksionale me kapacitet rreth 190 vende për aktivitete si konferenca, si dhe dy salla të tjera me kapacitet 50 dhe30 vende për aktivitete të ndryshme, - shprehen specialistët.
Është vendosur po ashtu, dhe një ambient për përgatitjen e aktiviteteve dhe ekspozitave të ndryshme si dhe do të ketë ambient për galerinë e arteve.
Përpos këtyre në katin e parë të saj është salla e shfaqjeve (teatri) me kapacitet rreth 420 vende si dhe kinema.
Duke qenë një objekt i një rëndësie të veçantë, në ndërtimin e qendrës moderne kulturore të gjitha materialet e ndërtimit do të jenë të certifikuara me parametrat e komunitetit evropian, - shprehen specialistët e Urbanistikës.
Afati i përfundimit të punimeve, sipas kontratës është dymbëdhjetë muaj nga fillimi i punimeve, përfundon brenda vitit 2010.
Fillimet e punimeve kanë nisur me 15 qershor 2009. Aktualisht ka përfunduar kati nën dhè, dhe kati përdhe pritet që ti hidhet soleta. Ritmet e ndërtimit janë shumë të shpejta dhe cilësore.
Bashkia e Kamzës thotë se pikësynimi i saj është për ta zhvilluar qytetin si në drejtimin ekonomik, shoqëror edhe në atë kulturor.
Qyteti i Kamzës është një qytet me premisa të mëdha me një të ardhme evropiane, i cili me rritjen dhe zhvillimet e përshpejtuara që ka marrë vitet e fundit, krahas infrastrukturës bashkëkohore, ndërtimeve masive, gjelbërimit, rritjes së bizneseve dhe shërbimeve të tjera ka mundur të sigurojë edhe projektin për ndërtimin e një qendre kulturore.
Kjo qendër do të ndërtohet me vizionin për të realizuar ëndrrën e të gjithë artistëve jo vetëm të qytetit të Kamzës, por edhe më gjerë.
/e.n/b.a/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")