E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontakti me klientin, Posta Shqiptare troket në dyert e qytetarëve

Tiranë, 25 Gusht NOA - Dita e kontaktit me klientin, një nismë që ndërmerret për herë të dytë brenda 3 vjetësh, është zhvilluar sot në Tiranë, në funksion të zbatimit të strategjisë së Postës Shqiptare për të qenë sa më afër klientit.

Në këtë iniciativë, grupe të organizuara nga Posta Shqiptare në nivel Drejtorie të Përgjithshme si dhe të pranishëm nga filialet e kompanisë, me anë të një pyetësori i cili po u shpërndahet qytetarëve, synojnë të arrijnë të identifikojnë mangësitë, vërejtjet e sugjerimet e tyre për përmirësimin e punës së Postës gjithmonë në shërbim të klientit.

Posta Shqiptare, nën moton Klienti është Mbret, katër vitet e fundit ka sjellë ndryshimin rrënjësor të saj si kompani shërbimesh e orientuar drejt klientit si në gamën e shërbimeve që ofrohen në funksion të lehtësirave ndaj qytetarëve, ashtu edhe në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së tyre, - deklaroi sot për agjencinë e lajmeve NOA, Bruno Gjymshana, zëdhënës i Postës Shqiptare.

Gjithashtu, duke qenë në procesin e rikonstruksionit të zyrës postare qendër Tiranë dhe dihet që një pjesë e mirë e klientëve përdorin atë për shërbimet e tyre, një pyetje e posaçme kërkon të njohë perceptimin e klientit rreth shërbimeve që kryejnë ose jo në këto zyra.

Duke dashur që të jemi mbështetës të plotësimit total të nevojave të klientëve tanë, gjatë ditës së klientit do të kërkohen vërejtje apo sugjerimet e tyre të cilat konsistojnë në atë se çfarë do të donin ata që ne të përmirësojmë në të ardhmen në punën tonë në mënyrë që ata të ndihen sa më komod kur paraqiten në zyrat postare, - ka detajuar Gjymshana.

/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›