Kamëz, sherr masiv mes shoferëve të një linje dhe policëve, 1 i plagosur
Një konflikt për radhën e pasagjerëve në një stacion furgonësh në qëndër të Kamzës, është pasuar me një sherr masiv mes shoferëve.
Këtij sherri nuk i ka shpëtuar as policia, e cila ka shkuar si për ndërhyrje. E gjithë trazira ka përfunduar me plagosjen e një shoferi furgoni, por që momentalisht ende nuk dihet se nga kush është plagosur.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa policia ka bllokuar 2 furgona dhe ka shoqëruar mbi 3 persona në Komisariat.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe ekspertë kriminalistë, të cilët po hetojnë mbi shkaqet.