Korçë, zjarr i fuqishëm në pyjet e Zemblakut
Pyjet mbi fshatin Zemblak në Korçë janë përfshirë pasditen e sotme nga një zjarr i fuqishëm. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ndërsa mendohet të jetë vënë qëllimisht.
Ndërkaq flakët e zjarrit, po përhapen me shpejtësi, favorizuar dhe nga era. Banorët e zonës janë vënë në aksion në përpjekje për shuarjen e tij, ndërkohë pritet edhe mbërritja e zjarrfikëseve për të shuar flakët që po përparojnë.