E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, zjarr në papafingon e një apartamenti

Një apartament në Kamëz është përfshirë nga flakët, orët e pasdites së sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në një papafingo pranë “Institutit Bujqësor” në Kamëz, në kryeqytet.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve të cilat kanë filluar punën për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen të zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›