Kampionatet europiane rezultatet ne Gjermani France e Hollande

Borussia Dortmund ka vënë një dorë mbi titullin kampion në Gjermani, pasi ka regjistruar një tjetër fitore në javën e 30-të të Bundesligës. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka mundur pastër 3-0 Fraiburgun dhe kur mbeten vetëm 5 javë nga fundi I sezonit kryeon renditjen me 8 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt të Bajer Leverkusen.
Këta të fundit pësuan një humbje të rëndë 5-1 në fushën e Bajernit të Mynihut, I cili pas shkarkimit të Louis Van Gal është kthyer në formën më të mirë. Katër gola të Mario Gomez dhe një autogol I kapitenit miq Rolfes I kanë dhuruar bavarezëve tri pikë të rëndësishme në objektivin për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Në kampionatin francez, Olimpiku I Marsejës ka ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me kryesuesit e Lille, duke kthyer në një triller të vërtetë garën për titullin kampion në Ligën 1. Skuadra e Didier Deschamps fitoi 1-2 në fushën Montpellier, ndërsa përfitoi nga ndalesa e Lille, e cila nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Bordo. Kur mbeten dhe shtatë javë nga fundi I sezonit, titulli kampion do të zgjidhet mes këtyre dy skuadrave, pasi Olimpiku I Lionit ka hedhur një tjetër hap fals, duke u mundur 1-0 në fushën e Paris SG.
Në Hollandë PSV Eindhoven është rikthyer në krye të renditjes pas fitores 2-0 kundër Heracles. Sukses I rëndësishëm për skuadrën nga Eindhoven, që ka përfituar nga barazimi 1-1 I Twente Graafschap. Pas javës së 31 të kampionatin hollandez PSV ka 65 pikë, po aq sa Twente pror renditet e para për shkak të golaverazhit më të mirë.
Nertan Prifti