E Diel, 1 Nëntor 2026

Finlande nacionalistet zgjerojne mbeshtetjen ne elektorat

Konservatorët pesëfishojën votat në zgjedhjet parlamentare në Finlandë e distancohen nga fituesit me më pak se 1% të votave  kundrejt rivalëve socialistë dhe Koalicioni kombëtar. Zhvendosja djathtas ka qenë surpriza e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ndërsa  Nacionalistët e  ministrit të Financave Jyrki Katainen, me rreth 20 për qind të votave ka fituar më shumë vota. 39 - vjeçari do të ketë të drejtën e krijimit të kabinetit të ri qeveritar, por fituesi më i madh i zgjedhjeve të djeshme parlamentare është partia nacionaliste "Finlandezët e Vërtetë".

Kjo parti ka pesëfishuar votat, duke fituar rreth 19 për qind të votave. Shefi i kësaj partie Timo Soini tha në një deklaratë për media se është shumë i lumtur dhe shpreson se ata do të jenë pjesë e qeverisë. Ai dhe nacionalistët e tij janë bërë të njohur përmes kundërshtimit: ata janë kundër ndihmave financiare për vendet e BE-së të zhytura në borxhe, si Greqia, Irlanda apo Portugalia dhe kërkojnë daljen e Finlandës nga zona e euros.

Gjithashtu kundërshtojnë martesat e të njëjtit seks dhe paralajmërojnë ligje më të rrepta kundër abortit. Sipas rezultateve preliminare, humbësi më i madh i zgjedhjeve është Partia e Qendrës e kryeministres Mari Kiviniemi, e cila ka fituar vetëm rreth 16 për qind të votave. Ndërsa sociademokratët kanë fituar besimin e rreth 19 % të mbi 4,5 milionë finlandezëve sa kishin të drejtën e votimit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›