E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kampionati Europian U-21/ Llumnica: Ky kampionat do të na përçajë, nuk do të na bashkojë. Serbët do vijojnë me fyerje dhe sharje

Gazetari sportiv Ejup Llumnica në një lidhje Skype me studion e ‘Real Story’ komentoi vendimin për organizimin e Kampionatit Europian U-21 nga Shqipëria dhe Serbia.

Llumnica u shpreh se ky event do të ndihmojë imazhin vecanërisht të serbëve të cilët do të vijojnë me fyerje dhe sharje ndaj shqiptarëve. Sipas tij, nëse Kosova kualifikohet ata nuk do ta pranojnë.

“ Trajneri serb vetëm sa konfirmoi që do ndihmojë në imazhin e dy shteteve, që mund ti tregojmë Europës që mund të bëjmë gjëra të mira. Ky europian do i shërbejë për të rregulluar imazhin Serbisë. Dy stadiumet është njëri ku ka luajtur Granit Xhaka dhe në Zvornicë. Futbollli mund t’i bashkojë, por të jeni të bindur që nuk do na bashkojë vetëm do na përçajë sepse në stadium do të dëgjoni fyerje dhe sharje ndaj shqiptarëve. Serbëve nuk mund të fyejnë Kosovën dhe Shqipërinë dhe flamurin shqiptar, fyerjet në stadiumet serbe nuk do mungojnë. Nëse Kosova kualifikohet, ata nuk do e pranojnë.

Unë kam qenë vetë në stadium, e kam parë urrejtjen, jo vetëm të rumunëve. Ka qenë organizim i tifozëve serb, nga kamerat nuk mund ta shihni. Është tentuar në konferencë për shtyp të sulmohen dhe lojtarët dhe gazetarët. Vetëm pritnim që dikush të bënte diçka. Ka qenë totalisht organizim nga serbët, të cilët tregonin urrejtjen që kanë me shqiptarët. E njëjta gjë do ndodh dhe me këtë Kampionat.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›