Kampionati Europian i Peshëngritjes, Ertjan Kofsha fiton 2 medalje

Ertjan Kofsha ka fituar medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U20 për peshën deri në 94 kg, që po zhvillohet në Durrës dhe po transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Peshëngritësi shqiptar ka ngritur me sukses 158 kg në provën e parë dhe 162 kg në provën e dytë në stilin e shkëputjes, ndërsa ka dështuar në provën e tretë, ku tentoi të ngrinte 167 kg.
Në stolin e shtytjes Kofsha ngriti 191 kg në provën e parë, duke vendosur një rekord të ri Europian për këtë moshë. Peshëngritësi shqiptar ngriti 194 kg në provën e dytë, duke përmirësuar sërish rekordin europian. Në provën e tretë Kofsha nuk arriti që të ngrejë 198 kg.
Peshëngritësi shqiptar mbylli dygarëshin me 356 kg, duke fituar medaljen e bronztë. Pas 3 medaljeve të arta të fituara nga Carja, Shqipëria merr edhe 2 medalje të tjera në këtë Kampionat Europian.