Kampionati Kombëtar Senior Judo 2026

Në ambientet e Pallatit te Sportit Asllan Rusi u zhvillua Kampionati Kombëtar Senior Judo 2026 për meshkuj dhe femra, një aktivitet që këtë vit spikati për nivelin e lartë të konkurrencës dhe pjesëmarrjen e shumë sportistëve me origjinë shqiptare që stërviten në vende të ndryshme të Europës.
Prania e këtyre sportistëve konsiderohet një vlerë e shtuar për kampionatin, falë punës së vazhdueshme të trajnerëve shqiptarë, të cilët përmes angazhimit dhe bashkëpunimit kanë arritur të afrojnë elementë cilësorë. Si rezultat, gara u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe rritje e ndjeshme e cilësisë në të gjitha peshat.

Debutim i suksesshëm për Judo Balldrenin
Në këtë edicion u prezantua për herë të parë edhe shoqata Judo Balldreni, nën drejtimin e trajnerit Aldo Lushaku. Ekipi debutues arriti një paraqitje mjaft pozitive, duke futur disa sportistë në zonën e medaljeve dhe duke dhënë sinjale premtuese për të ardhmen.
Kampionët sipas peshave
Meshkuj
-
-60 kg: Dejvi Ceka (KS Tirana)
-
-66 kg: Klajdi Bitri (KS Tirana)
-
-73 kg: Luka Brici (KS Tirana)
-
-81 kg: Indrit Çullhaj (KS Tirana)
-
-90 kg: Jon Vrenozi (KS Tirana)
-
-100 kg: Demian Çuni (Judo Studenti)
-
+100 kg: Klevis Murati (KS Tirana)
Femra
-
-48 kg: Elisa Simoni (Judo Vllaznia)
-
-52 kg: Gerta Cani (KS Tirana)
-
-57 kg: Erisa Brahimaj (KS Tirana)
-
-63 kg: Krista Kovaci (Judo Ippon Albania)
-
-70 kg: Kasandra Kovaci (Judo Ippon Albania)
-
-78 kg: Desara Ndoci (KS Tirana)
-
+78 kg: Validia Aliaj (Judo Vllaznia)