E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati Kombëtar i futbollit, hedhet shorti

Ditën e sotme në ambjentet e hotel "Rogner Europa Park" është hedhur shorti i kategorisë superiore dhe kategorisë së parë për sezoin 2010-2011. Shorti u hodh në praninë e përfaqësuesve të klubeve të futbollit dhe përfaqësuesve nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Java e parë e kampionatit të 72 kombëtar në Kategorinë Superiore e cila starton më 21 gusht dha këto verdikte:
Kampionët në fuqi Dinamo do të luajë sfidën e parë në shtëpi përballë Flamurtarit, skuadra e Besës së Kavajës fituese e Kupës së Shqipërisë do të ketë përballë skuadrën e Skënderbeut.
Teuta- Laçi, Shkumbini- Kastrioti, Vllaznia- Bylis dhe Elbasani- Tirana janë sfidat e tjera të plota të javës së parë.
Për të rikthyerit në superligë Bylis dhe Elbasani, shorti nuk është treguar shumë bujar, por mbeten për t'u parë diferencat e skuadrave në fushën e lojës. Edhe këtë vit për shkak të të drejtave televizive ndeshjet e Superligës do të luhen në tre ditë të ndryshme, ditën e premte, të shtunën dhe të dielen. Superliga e këtij sezoni pritet të dhurojë një futboll më tërheqës për shkak se dhe konkurenca është më e madhe në sezonin e ri ku të gjithë klubet kanë krijuar imazh të ri dhe ambicie të medha.Ndërkohë ditën e sotme është hedhur dhe shorti për kategorinë e parë e cila nis aktivitetin e saj më 11 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›