E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja dominon edhe 11-shin e yjeve të FIFA-s

Megjithëse i duhet te zgjidhnin midis plot 736 futbollistëve pjesëmarrës në Botëror, anëtarët e klubit të FIFA.com ka vendosur formacionin e tyre më të mirë të vendosur me skemën 4-4-2, si dhe trajnerin më të mirë të Botërorit. Bie në sy mbizotërimi i lojtarëve spanjollë që janë plot 6, ndërkohë që edhe trajneri është ai i kampionëve të botës, Vincente Del Bosque. Ndër lojtarët e tjerë të 11-shes janë edhe dy përfaqësues të Gjermanisë e nga një të Brazilit, Uruguajit e Holandës. Saktësisht, në portë është preferuar Iker Casillas; mbrojtja është rreshtuar me Sergio Ramos, Lucio, Puyol dhe Lahm; mesfusha përbëhet nga Iniesta, Xavi, Schweinsteiger dhe Sneijder, kurse sulmi formohet nga dyshja Forlan-Villa. Në këtë formacion bie në sy mungesa e një emri si gjermani Mueller, i cili ishte fitues i "Këpucës së Artë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›