E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujkani pret penalltine e radhes por nuk eviton dot humbjen e Novares

Gardiani i Kombetares shqiptare tw futbollit Samir Ujkani wshtw kthyer nw nwj mjeshtwr nw neutralizimin e 11 metershave. Kosovari pasi priti dy penallti ne miqesoren Gjeorgji-Shqiperi 2-1 29 shkurt 2012 konfirmoi formen e shkelqyer qe po kalon duke pritur nje tjeter 11-metersh por kesaj radhe ne kampionatin italian ne ndeshjen Bolonja-Novara.

Ishte minuta e 19-te kur Bolonja fitoi nje penallti pas nje faulli ndaj Diamantit. Di Vaio u prezantua te pika e bardhe por Ujkani fluturon nga e djathta e tij duke e devijuar topin ne korne.

Pak dhe pak fat - deklaroi Ujkani per mediat italiane. Penalltia e dyte e pritur e kosovarit 23-vjecar pas asaj te Kandreves ne ndeshjen kunder Udinezes. Ujkani beri nje sere pritjesh te bukura duke konfirmuar vetem se eshte nder portieret me te mire te Serise A. Gjithsesi Bolonja fitoi 1-0 me golin e Akuafreskes 83 por me pare kishte dale me karton te kuq Karacolo i Novares 78.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›