E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionet e rinj te shahut

Ata janë kampionët e rinj të shahut Shqiptar. Nuk kanë zgjedhur një sport të forcës, por kanë preferuar që medaljet t’i marrin duke përdorur mendjen. Në rrugëtimin e tyre me shumë perspektivë I udhëheq traineri I tyre, Shkëlqim Cela. Profesor Shkëlqimi tregon për këtë eksperiencë dhe mënyrën se si I përzgjedh shahistët e rinj.

“Une kam kater vite e gjysem qe stervis te rinjte ne akademine e shahur, zakonisht lojtaret i perzgjedh nga kampionatet e shkollave, mundesisht sa me te vegjel qe perspektiva e tyre e kene te ardhme s ame te mire.  Aktualisht 10-12 veta qe vijne ne menyre sistematike, aktualisht te gjithe keta qe vijne jane lojtare te ekipit kombetar”, thotë profesor Cela. Shumë prej këtyre fëmijëve ishin pjesëmarrës në Kampionatin Europian të shkollave zhvilluar qershorin e këtij viti në Serbi. Klea Shuqja ia doli të marrë medalejn e bronxtë në kategorinë 8 vjec ndërsa Ted Shpati u rëndit i pesti në continent për 14 vjecarët. Por sfida e re I pret shumë shpejt këta kampionë pas dy javësh në Budva do të realizohet Kampionati Europian I të rinjëve për të cilin përfaqësuesit e Shqipërisë po bëjnë përgatitjet e funidt. “Keto jane dy javet e fundit, leksionet teorike  kanë mbaruar , lojra praktike i vendosim lojtaret ne kushte loje me te cilat do te kene atje, loje me kohe 1 ore e 30, me loje me te shkruar, te ambientohen me kushtet e gares. Keto quhen ndeshje kontrolli”, thotë trajneri Cela. Ata janë shumë të talentuar në një sport të vështirë, por kushtet në të cilat zhvillojnë aftësitë janë skandaloze. Në një sallë ku mungon uji dhe enregjia elktrike këta fëmijë nuk heqin dorë së praktikuari pasionin e tyre për shahun. Deri tani asgjë nuk është bërë për të përmirësuar situatën, ndërkohë bëhen rreth tre vjet që këta të rinj përballen me këtë gjendje. Le të shpresojmë që megjithë vështirësitë keta shahistë të ngrejnë lart flamurin shqiptar. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›