E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampioni quhet Rafael Nadal

Rafael Nadal është fitues i turneut të famshëm "Roland Garos". Teniseri i njohur spanjoll e mposhti rivalin lokal, spanjoll David Ferrer në 3 me 0 në seta.

Nadal ishte dukshëm më i mirë duke mos lënë asnjëherë dilema në këtë meç. 6-3,6-2,6-3 ishin setet e fituara nga Nadal.

Ky është titulli i parë për Nadal pas rikthimit nga lëndimi që e la atë disa muaj jashtë fushave.

Nadal me këtë triumf e ka konfirmuar edhe një herë se mbetet mbreti i fushave të dheut në tenis./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›