E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanabis, 2 në pranga, pezullohet një polic

Parcela me kanabis

GJIROKASTER- Një polic i qarkut të Gjirokastrës  eshte pezulluar nga detyra dhe ka nisur ecuria disiplinore për përjashtimin e tij nga Policia e Shtetit , ndërsa ndaj tij ka nisur edhe procedimi penal.

Efektivi i policisë ishte Ndihmës Specialistit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, me zonë mbulimi komunën Picar.

Polici i identifikuar me inicialet, S.D është pezulluar  nga forcat e policsë për neglizhencë dhe mos kryerje të detyrës.

Pezullimi i tij erdhi pas zbulimit të një parcele kanabis në zonën që mbulonte. Policia tha se janë vënë në pranga dy kultivuesit e kanabisit, Nexhin dhe Hakim Mustafaraj , te dy lindur në Kaparjel dhe banues në Gjirokastër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›