E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada, 1 i vdekur dhe 60 të plagosur gjatë festivalit

Billy Currington po përfundonte interpretimin e tij në skenën e "Big Valley Jamboree", një event muzikor katërditor pranë Camrose, rreth një orë në juglindje të Edmontonit, kur ndodhi aksidenti, njoftoi ''Canadian Press".
    
Fotografitë e publikuara në faqen e internetit të gazetës "Edmonton Journal" tregonin pamje të stuhisë dhe skenës ndërkohë që rrëzohej, duke bllokuar disa persona nën rrënojat e saj.
    
Aktori i mirënjohur i Hollywood-it, Kevin Costner dhe grupi i tij muzikor "Modern West" do të dilnin në skenë pas Curringtonit.
    
Të tjerë grupe muzikore dhe aristë që do të interpretonin në koncertin, që përfundonte sot janë "Kentucky Headhunters", "Tim McGraw", Glen Campbell, Willie Mack dhe "WYATT".
    
Moti i keq goditi edhe disa rajone fqinje, ku organizatorët e "Heritage Festival" evakuuan njerëzit e mbledhur në parkun e Edmontonit.
   
Banorët e zonës Stony Plain deklaruan për "Jaurnal" se kushtet atmosferike mbrëmjen e së shtunës ishin të njëjta me ato gjatë uraganeve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›