Kryeministri Berisha viziton qytetin bregdetar të Vlorës
Berisha premtoi investime të mëdha për rrethin e Vlorës gjatë 4 viteve të ardhshme , të barabarta me fluksin e tyre gjatë 20 viteve të fundit. Kryeministri ka deklaruar se infrastruktura rrugore, porti dhe bujqësia janë drejtimet kryesore ku do të përqendrohen investimet në Vlorë, të cilat do të bëhen burim për punësimin e mijëra qytetarëve.
“Qeveria e mandatuar është e vendosur që këto katër vite të investojë në Vlorë më shumë se 20 vitet e shkuara të marra së bashku. Këto katër vite, Vlora do të njohë zhvillimet më të mëdha, parkun industrial dhe njërin prej porteve më gjigante në Mesdhe. Do financojmë çdo rrënjë ulliri , çdo dru frutor apo vresht të mbjellë nga fermerët e Vlorës ”, u shpreh Berisha.
Kryeministri deklaroi se do të zhvillohen potencialet turistike të Vlorës, nëpërmjet ndërtimit dhe asfaltimit të të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatrave në të gjithë zonën turistike. Paralelisht do të garantohet furnizimi me energji dhe ujë të pijshëm.