Kanada Shpërthen fabrika e ilaçeve, alarm për ndotjen
Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 19 të tjerë janë plagosur rëndë në një shpërthim në një fabrikë të prodhimit të produkteve farmaceutike në Kebek të Kanadasë. Shpërthimi në fabrikën Sherbrooke është ndier disa kilometra rreth e përqark dhe shkaktoi zjarr e re të mëdha tymi. Autoritetet e mjedisit në Kebek thanë se ishin të shqetësuara më së shumti për kontaminimin e tokës dhe ujit, sesa për tymin toksik që u ngrit nga shpërthimi. Shkaku mbetet ende i paqartë, por fabrika është shkatërruar gati plotësisht. Zëdhënësi i policisë e përshkroi situatën si kaotike, me shumë të plagosur brenda dhe jashtë fabrikës. Nga të plagosurit, dy mbeten në gjendje kritike, ndërsa katër të tjerë kanë djegie të mëdha në trup.
Shqetësimet e para për tymin toksik i referohen sasisë së madhe, prej 15 mijë litrash acetoni, që është i djegshëm, dhe që mund të shkaktojë irritime nëse merret nëpërmjet frymëmarrjes.
Kanada Shpërthen fabrika e ilaçeve, alarm për ndotjen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip