Kanada, situatë kaotike nga protestat e kamionistëve

Situata në kryeqytetin kanadez të Otaëas vijon të jetë kaotike për shkak të protestave të drejtuesve të kamionëve kundër rregullave të reja anticovid.
Kryeqyteti është në gjendje emergjence pasi protestuesit kanë bllokuar qendrën e me kamionë dhe makina.
Gjatë ditëve të fundit policia ka sekuestruar mijëra litra karburant. Në Rreth 25 përqind e automjeteve që kanë bllokuar qendrën ka fëmijë.
Policia ka kontaktuar me shoqërinë e ndihmës së fëmijëve rreth shqetësimeve për zhurmën, tymin dhe higjenën me të cilat po përballen këta fëmijë gjatë protestës.
Protesta e ashtuquajtur “Autokolona e lirisë” filloi në datën 9 janar në perëndim të vendit pasi drejtuesit e kamionëve filluan të kundërshtonin një rregull që u kërkon atyre të vaksinohen ndaj virusit për të kaluar kufirin SHBA-Kanada.
Më pas ajo mori përmasa më të ëmdha duke shënjestruar të gjitha kufizimet anticovid.
Megjithëse ka qenë përgjithësisht e paqtë, policia ka shprehur shqetësim për retorikat ekstremsite që vijonë nga grupet e ekstremit të djathtë mes protestesve.
Përveç rasteve të raportuara të abuzimeve racore dhe homofobike, disa nga pjesëmarrësit kërcyen mbi varrin e ushtarit të panjohur në memorialin kombëtar të luftës.
Rreth 80 hetime penale janë hapur në lidhje me protestat, përfshi edhe krimet e pretenduera të urrjejtes dhe dëmtime të pasurisë. Më shumë se 20 persona janë arrestuar deri tani. Një officer policia raportohet të jetë sulmuar pasi tentoi të sekuestronte karburant nga një kamion I protestsës.
Ndërkohë, edhe në Zelandën e Re për të dytën ditë radhazi po mbahen demostrata kundër kufizimeve të pandemisë, ku protestuesit kanë ngritur tenda jashtë parlamentit të kombit. Të frymëzuar nga protestat e Kanadasë, qindra qytetarë të atij vendit bllokuan të martën rrugët e kryeqyetit Wellington. Por numri i tyre raportohet të jetë reduktuar këtë të mërkurë. Protestat e kësaj jave janë injoruar gjerësisht nga parlamentarët e Zelandës së Re. Mediat lokale raportuan se asnjë ligjvënës nuk shkoi të takonte turmën në ndryshim me disa protesta të mëparshme.