SHBA sekuestrohet 5 miliardë dollarë bitkoin

Departamenti Amerikan i drejtësisë ka sekuestruar një sasi të madhe me bitcoin që kapin vlerën e më shumë se 5 miliardë dollarëve, konfiskimi më i madh ky i këtij lloji.
Zyrtarët gjithashtu kanë arrestuar dhe kanë filluar procedimin e dy personave që i akuzon për komplot në pastrim kriptomonedhash që dyshohet të jenë pjesë e rreth 120 mijë bitkoin, të vjedhura nga një haker në vitin 2016 dhe që në atë kohë vlerësoheshin me 71 milionë dollarë. Por me rritjen e vlerës së Bitcoin, ato tani vlejnë më shumë se 5 miliardë dollarë.
Ndihmës Kryeporkurori i përgjithshëm amerikan Keneth Polite Jr tha se konfiskimi i kësaj sasie dëshmonte se qeveria nuk do të lejonte më që kriptomonedhat të ishin një parajsë e sigurt për pastrimin e parave apo një zonë e mungesës së ligjit brenda sistemit financiar amerikan.
/rtsh/