E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada, tërmet i fuqishëm në pjesën bregdetare

Raportohet se një tërmet i fuqishëm me intensitet 7.7 shkallë e ka goditur bregdetin perëndimor të Kanadasë.

Tërmeti ka tronditur ishujt Queen Charlote në British Columbia.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale ose dëme materiale.

Shërbimi Kombëtar ka dhënë alarm për cunami për territoret bregdetare të ishujve British Columbia dhe për Alaskën jugore.

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara në Alaskë ka thënë se po përpiqet t`i informoj njerëzit me anije në det për tu përgatitur për cunamin potencial.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›