Kanadaja heq fletëarrestin për Agim Çekun
Qeveria e Kanadasë ka hequr nga lista e të kërkuarve për krime lufte Agim Çekun, ministrin aktual të FSK-së në Kosovë.
Sipas informacioneve të publikuara nga qeveria e këtij shteti, Çeku është hequr nga kjo listë që nga qershori i këtij viti dhe mund të hyj në Kanada në çdo kohë. Këtë ka mundësuar e djathta e Parlamentit kanadez.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, në disa raste ka hasur në probleme dhe ndalesa nëpër pikat kufitare për shkak të fletëarresteve problematike të lëshuara nga Serbia.